Një turist amerikan ka humbur orientimin ndërsa ishte duke eksploruar masivet pyjore në zonën malore të Përmetit. Pas sinjalizimit, në lëvizje u vunë strukturat vendore dhe ato të emergjencës për të nisur operacionin e kërkim-shpëtimit.
Kërkimet u zhvilluan në një terren malor me pyje të dendura dhe reliev të thepisur. Pas gati 10 orësh kërkimesh, specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura bënë të mundur lokalizimin e turistit në afërsi të fshatit Draçovë. Sipas njoftimeve zyrtare, shtetasi amerikan gëzon gjendje të mirë shëndetësore.