Dy turistë me shtetësi hungareze kanë shpëtuar mrekullisht nga mbytja, teksa po garonin me kanoe-kajak në lumin Vjosë. Ngjarja është regjistruar ditën e sotme në segmentin Badlonjë-Petran, në qytetin e Përmetit.
Sipas informacioneve, dy turistët, të apasionuar pas këtij sporti sfidues, humbën ekuilibrin për shkak të një pjese të lumit me rrjedhë të fortë. Në atë moment, rastësisht në vendngjarje ndodhej shtetasi anglez Xhim Smith, i cili banon në Përmet. Falë ndërhyrjes së tij të menjëhershme, ai arriti t'i nxirrte të dy turistët në breg.
Burimet konfirmojnë se gjendja shëndetësore e shtetasve hungarezë është e stabilizuar dhe ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.