Gjykata belge shpalli më 17 shkurt 2026 vendimin për vrasjen e Ardit Spahiut, e ndodhur më 27 nëntor 2020 në Molenbeek të Belgjikës.
Ardit Spahiu, i cili ndodhej ilegalisht në Belgjikë, u qëllua sapo doli jashtë një kafeneje. Sipas hetimeve, porosia për vrasjen dyshohet të jetë dhënë nga Dubai.
Dënimet e shqiptuara janë:
• Mikael Qosja dhe Flobenc Meçja: burgim të përjetshëm;
• Franc Çopja: 25 vite burg;
• Elton Rroci: 20 vite burg;
• Elton Murataj: 8 vite burg;
• Eljo Bitri: 5 vite burg.
Spahiu kishte qenë i arrestuar në vitin 2010 në lidhje me vrasjen e Gëzim Alikajt, 52-vjeçar, në Elbasan, por më pas u la i lirë.