Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në shtëpi ndaj Eria Agos, ish-partneres së Safet Bajrit.
Vendimi u mor pas ankesës së SPAK-ut, i cili kërkoi rikthimin e saj në paraburgim. Ago kishte dalë nga qelitë e paraburgimit në nëntor 2025, por prokuroria e posaçme e kundërshtoi këtë vendim në Gjykatën e Lartë.
Ajo akuzohet për përkrahje të autorit të krimit në vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në vitin 2018 në Shkodër. Sipas SPAK-ut, Ago ka larguar nga Shkodra Astmer Bilalin menjëherë pas ekzekutimit të Licit, duke përdorur një mjet tip Mercedes Benz.
Lëvizja e këtij automjeti u fiksua nga një kamerë sigurie në qytetin verior. Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e prokurorisë dhe konfirmoi masën aktuale të sigurisë.