Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e Xhelal Rrajës për zëvendësimin e masës së sigurimit personal. Ai ishte i arrestuar në burg në kuadër të hetimeve për korrupsion dhe krim të organizuar.
Me vendimin nr. 26, datë 4 shkurt 2026, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca zëvendësoi masën e mëparshme "arrest në burg", të caktuar me vendimet nr. 49 të datës 15 maj 2024 dhe nr. 78 të datës 12 korrik 2024, me masën "arrest në shtëpi" sipas nenit 237 të Kodit Penal.
Kërkesa e Rrajës u paraqit më 17 dhjetor 2025, ku ai kërkonte zëvendësimin e masave të mëparshme me "detyrimin për t’u paraqitur pranë oficerit të policisë gjyqësore". Gjykata vendosi për arrest në shtëpi.
Sipas vendimit:
• Rraja nuk mund të largohet nga banesa e tij.
• Ai nuk mund të komunikojë me persona të tjerë, përveç atyre që bashkëjetojnë me të.
• Zbatimi dhe mbikëqyrja e masës kryhet nga komisariati i policisë që mbulon vendbanimin e tij.
• Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i Rrajës nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet për vepra të tjera penale.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe policia gjyqësore janë ngarkuar me ekzekutimin e vendimit.