Një njësi logjistike e lidhur me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara pranë aeroportit të Bagdadit në Irak është vënë në shënjestër të një sulmi. Objektivi ishte kampi i mbështetjes logjistike që shërben për ambasadën amerikane.
Sulmi dyshohet se u krye nga forca të lidhura me Iranin, sipas raportimeve. Pas goditjes, sistemet e mbrojtjes ajrore të kampit u aktivizuan për të neutralizuar kërcënimin.
Deri tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi incidentin.