Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka drejtuar kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke e akuzuar se synon një president të kontrolluar politikisht dhe të varur nga partia në pushtet.
Në emisionin Debat Plus, më 24 mars 2026, Gruda deklaroi se Vetëvendosje po synon një figurë që është plotësisht në shërbim të saj.
Ai tha: «Këta kanë dashtë president më shumë se kaq (se presidentja Vjosa Osmani). Më shumë se ua cakton datën e zgjedhjeve. Që është në diktatin e plotë, që është militant partiak, i instaluar në zyrën e kreut të shteti. Kjo është e keqja. Se të gjithë ne po e kuptojmë ku po shkojmë. Prandaj duhet me ndalë».
Gruda theksoi se kjo tendencë duhet ndaluar, pasi tregon drejtimin e dëshiruar nga pushteti.
Përditësime
Gjykata Kushtetuese vendosi një masë të përkohshme ndaj dekretit të 6 marsit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Afati përfundon brenda një jave.