Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin "Pressing" në T7, komentoi dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Ai e vlerësoi dekretin si plotësisht kushtetues dhe të ligjshëm, pasi Kuvendi ka konsumuar të drejtën për të zgjedhur presidentin.
"Për mua dhe PDK dekreti është plotësisht kushtetues dhe i ligjshëm. Për arsye se Kuvendi ka konsumuar të drejtën e vet për ta zgjedhur presidentin. Kushtetuta thotë qartë se ‘presidenti i vendit zgjidhet 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit ekzistues’. Afati 30-ditor ka kaluar dje, Kuvendi nuk e ka përdorur atë të drejtë dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje", tha Gruda.
Ai shtoi se çdo interpretim tjetër është arbitraritet dhe lexim i qëllimshëm i gabuar i Kushtetutës për nevojat politike të VV-së, partinë në pushtet.