Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka shpjeguar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me procedurën e zgjedhjes së Presidentit.
Sipas Grudës, aktgjykimi përcakton tre çështje kryesore:
- Afati 30-ditor për zgjedhjen e Presidentit para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual është obligues dhe detyrues. Ky afat ka qenë pikë kyçe e diskutimeve.
- Në rast shkeljeje të këtij afati, Kuvendi shpërndahet automatikisht ex constitutione, pa nevojë për dekret presidencial.
- Gjykata ka parashikuar një afat shtesë prej 34 ditësh për rastin specifik, pasi Kuvendi u konstituua më 11 shkurt dhe nuk kishte në dispozicion 60 ditë të plota për procedurën.
Gruda nënvizon se afati 30-ditor nuk është zhvleftësuar, por është marrë parasysh në kuadër të një situate të veçantë që reflekton vonesën në konstituimin e Kuvendit.