Në ambientet e Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë mbahet sot ceremonia zyrtare e hapjes së Gjykatës Administrative.
Sipas njoftimeve zyrtare, ngjarja fillon në orën 09:00. Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, merr pjesë në ceremoni.
Kjo gjykatë do të kontribuojë në forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e sistemit të drejtësisë në vend, siç theksohet në njoftimin zyrtar.