Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka postuar në Facebook një mesazh për 77-vjetorin e NATO-s, më 4 prill 2026.
Ai thekson se populli i Kosovës i mbetet përjetësisht mirënjohës për rolin vendimtar të NATO-s në çlirim dhe paqe. Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), e ndërtuar sipas standardeve të NATO-s, është e gatshme të bëhet anëtare e denjë e Aleancës, përkrah SHBA-së dhe aleatëve, në shërbim të paqes dhe sigurisë.
Në postim, Haradinaj dërgon urimet dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë pjesëtarët e NATO-s, kudo që shërbejnë nëpër botë për paqe.
Postimi i plotë:
Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake në botë, NATO, sot shënon 77-vjetorin e themelimit.
Populli i Kosovës i mbetet përjetësisht mirënjohës për rolin vendimtar në çlirim dhe paqe.
Ushtria jonë, e ndërtuar sipas standardeve të NATO-s, është e gatshme për t’u bërë anëtare e denjë e Aleancës, përkrah SHBA-së dhe aleatëve, në shërbim të paqes dhe sigurisë.
Urimet dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë pjesëtarët e Aleancës, kudo që janë në shërbim të paqes nëpër botë.