Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar se vendi i tij ndjek me vëmendje procesin për zbardhjen e sulmit në Banjskë dhe sjelljen para drejtësisë të autorëve të përfshirë, përfshirë Radojçiqin, i cili ka deklaruar publikisht pjesëmarrjen e tij në ngjarje.
Hargreaves ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar diskuton rregullisht me qeverinë e Serbisë nevojën për të marrë masa konkrete ndaj përgjegjësve dhe pret që premtimet e dhëna nga autoritetet serbe të realizohen.
Ai ka sqaruar se, si ish-anëtar i BE-së, nuk flet në emër të Bashkimit Evropian dhe se kjo çështje i takon shteteve anëtare dhe institucioneve të BE-së. Megjithatë, Britania e Madhe vazhdon angazhimin për llogaridhënie dhe drejtësi në këtë rast.