Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), deklaroi se partia e tij do ta shqyrtonte mundësinë e mbështetjes së Vjosa Osmanit për postin e presidentes, në rast se emri i saj propozohet nga partia e parë.
Sipas Hazirit, në një skenar të tillë, LDK-ja do të analizonte nëse është më e arsyeshme të shkohet në zgjedhje apo të jepet mbështetje për kandidaturën e Osmanit, duke kujtuar qëndrimin e mëparshëm të partisë në një situatë të ngjashme.
Deklarata u bë në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova. Haziri konfirmoi fjalët e kryetarit Lumir Abdixhiku dhe shtoi se partia do të vepronte me racionalitet.
Ai nënvizoi se ndarja e pozicioneve kushtetuese në Kosovë është e shtrenjtë dhe se zgjedhjet kushtojnë shumë. “Ne nuk e kemi pasur asnjë arsye ta marrim barrën e përgjegjësisë”, u shpreh Haziri.
Përditësime
Lutfi Haziri, lidhur me diskutimin e LDK-së për mbështetjen e Vjosa Osmanit si presidente, dha citatin e plotë: „Nuk ka qenë diskutimi mos me mbështet. Qëndrimi ynë është racional si herën e parë, i bazuar në analiza të detajuara.“