Milot Rashica, anësori kosovar 29-vjeçar, është afër rikthimit në Bundesligën gjermane nga Beşiktaş te Hoffenheim.
Negociatat midis dy klubeve kanë filluar zyrtarisht dhe po zhvillohen mirë. Hoffenheim ka propozuar një marrëveshje shkëmbimi, ku përfshihet sulmuesi çek Adam Hlozek. Sipas mediave turke si Fanatik, palët po diskutojnë kushtet përfundimtare dhe transferi mund të zyrtarizohet gjatë kësaj jave.
Rashica ka kontratë me Beşiktaş deri në vitin 2027, ku u transferua në vitin 2023. Këtë sezoni, ai ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 20 paraqitje. Në total te klubi turk, ka realizuar 12 gola dhe 22 asistime në të gjitha garat. Së fundmi, ai regjistroi paraqitjen e 100-të me fanellën e Beşiktaş në Kupë ndaj Keçiorengüc.
Nëse transferi realizohet, Rashica do t’i bashkohet tre futbollistëve kosovarë te Hoffenheim: Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari. Karriera e tij përfshin periudha te Werder Bremen në Bundesligë, Norwich City, Galatasaray dhe Vitesse.