Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), organizatë me bazë në SHBA, ka përllogaritur se mbi 3.000 persona, kryesisht civilë, kanë humbur jetën në sulmet izraelito-amerikane ndaj Iranit.
Mes të vrarëve janë të paktën 1.319 civilë, përfshirë 206 fëmijë. HRANA mbështetet në një rrjet aktivistësh në Iran, raportime nga shërbimet shëndetësore, emergjencat dhe organizata të shoqërisë civile.
Sipas të dhënave të kësaj organizate, 1.122 viktima janë ushtarë, ndërsa 599 raste të tjera nuk mund të klasifikohen qartë si civile ose ushtarake.
Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 21 viktima civile, përfshirë një fëmijë.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit tregojnë se sulmet kanë shkaktuar të paktën 1.200 të vrarë dhe rreth 10.000 të plagosur.