Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës, më 7 shtator 2026, në plazhin e Velipojës, ku një shtetas nga Kosova ka humbur jetën. Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:15 në zonën e njohur si “Plazhi i Vogël”.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka pësuar arrest kardiak ndërsa po lahej në det. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të pushuesve të tjerë dhe shërbimit të urgjencës mjekësore të Velipojës, të cilët kanë ofruar ndihmën e parë në vendngjarje, për fat të keq, shtetasi nuk ka arritur të mbijetojë.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, si dhe për konfirmimin mjekësor të shkakut të vdekjes. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet përkatëse për të kryer procedurat ligjore të nevojshme.
Përditësime
Policia identifikoi viktimën si shtetasi S.B., 68 vjeç, nga Kosova. Autoritetet konfirmuan gjeneralitetet e pushuesit pas përfundimit të procedurave të identifikimit në vendngjarje.