Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare te Lacio, mund të ndryshojë skuadër në Serinë A për vijimin e sezonit.
Lacio kërkon nga Fiorentina qendërmbrojtësin Luka Ranieri, i cili ka përfunduar jashtë formacionit titullar. Skuadra fiorentinase kërkon shpërblim financiar dhe një lojtar alternativ për mbrojtjen.
Diskutimet kanë arritur te Hysaj, i cili dëshiron më shumë minuta loje, pasi ka qëndruar shpesh në pankinë te Lacio. Kontrata e tij skadon në verën e këtij viti.
Palët pritet të zhvillojnë takime në ditët në vijim për të negociuar këtë opsion në merkaton e janarit.