Identiteti i vajzës që u shfaq në një video brenda ambienteve të Burgut të Peqinit është zbuluar si A.M., rast ky që u denoncua publikisht nga deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka. Sipas informacioneve, personi që realizoi dhe shpërndau videon ku shfaqej A.M. është një punonjëse edukatore sociale e institucionit, ndaj së cilës kanë nisur procedurat disiplinore. Hetimi po përqendrohet në dyshimet se A.M. ka kryer takime speciale me të dënuarit me inicialet L.D. dhe R.Rr., të cilët ndodhen të izoluar në këtë burg.
Zgjerimi i hetimeve
Fenomeni i hyrjes së personave pa lidhje familjare në dhomat speciale të burgjeve, i theksuar gjatë periudhës së zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025, po hetohet nga gjashtë prokurori të rretheve:
- Elbasan
- Durrës
- Fier
- Korçë
- Shkodër
- Tiranë
Në total, janë 17 procedura hetimore të hapura që lidhen me këto hyrje-dalje të parregullta. Autoritetet kanë sekuestruar regjistrat e burgjeve, pamjet filmike dhe kanë marrë në pyetje juristë dhe krerë të policisë së burgjeve. Një rast tjetër i hetuar më herët lidhet me modelen Ziza Pajaziti, e cila dyshohet se ka realizuar takim special me të dënuarin me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu.