Ish-presidenti Ilir Meta ka lënë ambientet e paraburgimit për të dytën ditë radhazi, pasi ka marrë një leje 12-orëshe për të pritur ngushëllimet pas ndarjes nga jeta të të atit, Rexhep Meta.
Babai i ish-presidentit, i cili u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare, u përcoll për në banesën e fundit një ditë më parë në Çepan të Skraparit, ceremoni në të cilën Meta u lejua të merrte pjesë.
Gjatë gjithë kohës së qëndrimit jashtë qelisë, Ilir Meta është shoqëruar nga forca të shumta policore, të cilat kanë garantuar sigurinë nën masa të shtuara. Leja e akorduar për sot i mundëson atij qëndrimin jashtë ambienteve të paraburgimit për 12 orë, pas së cilës ai do të kthehet për të vijuar masën e sigurisë në fuqi.