Marshi qytetar “Drejtësi, jo politikë” mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerëve që po gjykohen në Hagë.
Ngjarja shoqërohet me interpretime artistike nga emra të njohur të skenës shqiptare. Do të performojë Ilir Shaqiri, një nga emrat më të mëdhenj të muzikës burimore dhe patriotike shqiptare, si dhe artistët Lyrical Son dhe Arbnora Zogjani.
Pjesëmarrja e tyre i jep marshit një dimension kulturor dhe kombëtar, duke e kthyer në tubim qytetar të unitetit, dinjitetit dhe solidaritetit. Me mesazh të qartë për drejtësi të paanshme dhe respekt ndaj vlerave të luftës çlirimtare, pritet të jetë ndër mobilizimet më të mëdha qytetare në Kosovë.