Ne diten e 52-te te protestes se zhvilluar para Kryeministrise, aktivisti Ilir Xhemalaj beri thirrje per largimin e qeverise. Fokus i fjalimit te tij ishte kritika ndaj "Paketes se Maleve", nisme e kryeministrit Edi Rama per zhvillimin e zonave rurale, e cila parashikon mundesine e marrjes se tokave te te pareve per 1 euro.
Ilir Xhemalaj ngriti pikepyetje mbi perfituesit e ketyre tokave, duke argumentuar se shume fshatra ne Shqiperi jane boshatisur si pasoje e shpopullimit. Si shembull, ai permendi gjendjen ne fshatin e tij ne krahinen e Tepelenes, ku sipas tij mungojne infrastruktura baze, si rruget, energjia elektrike, uji i pijshem dhe sherbimet publike.
"E sfidoj kryeministrin te shkoje ne fshatin tim ne krahinen e Tepelenes. Nuk ka rruge, nuk ka drita, nuk ka uje, nuk ka sherbime, por mbi te gjitha nuk ka njerez", deklaroi ai.
Krahas zhvillimeve ne zonat malore, protestuesi kundershtoi edhe ligjin e miratuar se fundmi per shitjen e tokave bujqesore. Sipas Xhemalajt, keto politika po nxisin shitjen e pasurive kombetare, ndersa qeveria nuk ka ofruar asnje pergjigje ndaj shqetesimeve te ngritura. Aktivisti e cilësoi sjelljen e qeverise si mospërfillëse, duke perseritur thirrjen për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Përditësime
Protesta e Ilir Xhemalajt, e cila zhvillohet prej 52 ditësh, u mbyll pas 45 minutash, pas marshimit nga sheshi "Skënderbej" drejt Kryeministrisë. Paralelisht, Kryeministri Edi Rama prezantoi "Paketën e Maleve" në Theth, duke e krahasuar vizionin e saj me modelin e zhvillimit të Zvicrës.