Bardhyl Kollçaku, ish-deputet i Partisë Socialiste, është propozuar si kandidat për ambasador i Shqipërisë pranë NATO-s.
Kandidatura e tij do të shqyrtohet nga Komisioni për Punët e Jashtme të Kuvendit të hënën, më 23 shkurt.
Në të njëjtën mbledhje do të shqyrtohet edhe kandidatura e Jeta Krekës si ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Shqipërisë në Katar, rezidente.