Autoritetet italiane zhvilluan një operacion të gjerë kundër trafikut të drogës në provincat e Bergamos, Breshias, Torinos dhe Verbanias, në zonat e Lombardisë dhe Piemontes. Në kuadër të këtij aksioni u arrestuan 17 persona për trafik dhe posedim droge, mes të cilëve 10 italianë, 6 marokenë dhe një shqiptar, të gjithë me precedentë kriminalë.
Gjatë operacionit u sekuestruan 7 kilogramë hashash, 700 gramë kokainë dhe mbi 84 000 euro para të gatshme. Hetimi, i nisur në prill 2024, zbuloi një rrjet të madh trafikimi kanabisi dhe kokainë me xhiro mujore rreth 400 000 eurosh. Qendra e këtij rrjeti ishte komuna Pian Camuno e provincës së Breshias, ku kryhej shitja e lëndëve narkotike.
Karabinierët dokumentuan metodat e shpërndarjes me kamera mbikëqyrjeje video. Blerësit mbërritën në këmbë ose me skuter në një rrugicë anësore, ku tregtarët i priste të fshehur në shkurre. Shkëmbimi i parave dhe drogës ndodhi mbi një mur të ulët.