Imazhet satelitore të publikuara nga New York Times tregojnë shkatërrimin e rezidencës zyrtare të udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, në Teheran, pas një sulmi ajror izraelit të kryer këtë mëngjes.
Sipas një zyrtari izraelit, Khamenei ishte një nga disa zyrtarë të lartë iranianë të shënjestruar në bastisjet ushtarake. Nuk dihet ende nëse udhëheqësi suprem ishte i pranishëm në kohën e sulmit dhe rezultatet nuk janë bërë të njohura.
Burimet sugjerojnë se të gjithë udhëheqësit kryesorë iranianë ishin në shënjestër, raportoi The Times of Israel. Detajet për viktimat ose lëndimet e mundshme nuk janë konfirmuar nga asnjë palë.
Përditësime
SHBA u përfshi në sulmet izraelite ndaj rezidencës së Ali Khamenei në Teheran, që konfirmuan dëme të rënda. Christiaan Triebert, gazetar i The New York Times, postoi në X: "Imazhet satelitore tregojnë shkatërrimin e plotë të kompleksit rezidencial në Teheran."