Juventus ka shfaqur interes të madh për mesfushorin portugez Bernardo Silva, duke e vendosur atë në krye të listës së dëshirave për sezonin e ardhshëm, sipas mediave italiane.
Drejtuesit e klubit bardhezinjtë kanë nisur kontaktet e para me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, për të kuptuar mundësinë e transferimit. Situata kontraktuale e Silva-s e bën atë një objektiv tërheqës, pasi pritet të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.
Megjithatë, Juventus duhet të sigurojë një vend në Champions League, përndryshe operacioni nuk do të realizohet. Konkurrenca për shërbimet e tij është e fortë, me klube si Barcelona, Benfica dhe Galatasaray, si dhe ekipe amerikane dhe arabe, që e kërkojnë atë.
Paga e lartë e lojtarit mbetet pengesa kryesore për Juventus-in.