Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, ka njoftuar se është nisur drejt Uashingtonit në një moment vendimtar për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Ai shkruan në Facebook se pas miratimit të aktit H.R. 6411 – Presheva Valley Discrimination Assessment Act (Akti i Vlerësimit të Diskriminimit në Luginën e Preshevës), të sponsorizuar nga kongresisti amerikan Keith Self (R–Texas), çështja ka hyrë në vëmendjen institucionale të Shteteve të Bashkuara.
Gjatë vizitës në Uashington, Kamberi do të angazhohet drejtpërdrejt me Departamentin e Shtetit dhe Kongresin Amerikan në takime që formësojnë qasjen amerikane ndaj Luginës. Ai thekson se diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve të Luginës nuk është më çështje periferike, por lidhet me të drejtat e njeriut dhe demokracinë.
Kamberi shpreh falënderime për Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane me kryetar Joe DioGuardi, organizatën Albanians for America me Gino Mulliq, shqiptarët e Teksasit, Këshillin Kombëtar Shqiptar si dhe Qeverinë e Kosovës për mbështetjen në avokimin për të drejtat e shqiptarëve të Luginës.