Klevis Qose është emëruar në krye të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Ky post deri më tani është mbajtur nga Eduart Merkaj.
Qose u lirua nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve më 1 prill me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit të Drejtësisë. Ai u emërua në krye të Burgjeve në mars 2024, duke zëvendësuar Admir Abrijan, i cili dha dorëheqjen.
Më parë, Klevis Qose ka mbajtur postin e drejtorit të Shërbimit të Provës dhe të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
Përditësime
Taulant Hita vazhdon rokadën në Policinë e Shtetit me ndryshime në nivel zëvendërdrejtorësh. Lamallari emëroi Klevis Qosen në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që mbikëqyr strukturën policore me 12 mijë anëtarë. Qose zëvendëson Merkajn, i cili mbajti detyrën disa muaj. Arsyeja e zëvendësimit mbetet e paqartë.