Klubi i xhudos Ippon ka bërë të ditur se kampionja olimpike Majlinda Kelmendi nuk do të jetë pjesë e asnjë partie politike dhe nuk do të angazhohet në asnjë listë zgjedhore.
Në një mesazh të dërguar për emisionin Debat Plus, klubi ka mohuar zërat për përfshirjen e saj në politikë, duke reaguar ndaj deklaratave të analistit Astrit Gashi.
Mesazhi zyrtar thotë: «Përmes këtij mesazhi duam t’ju njoftojmë se Majlinda Kelmendi nuk do të jetë pjesë e asnjë partie politike».
Astrit Gashi kishte përmendur mundësinë e angazhimit të saj në listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e ardhshme.