Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, më 12 mars 2026, në seancë plenare për të votuar kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit parlamentar të deputetes Belinda Balluku.
Partia Socialiste është shprehur kundër heqjes së imunitetit të saj. Kërkesa lidhet me pretendimin për arrestimin e saj.
Në këtë kontekst, Komisioni Evropian i është përgjigjur interesit të News 24. Ai thekson se nuk komentojnë çështje që janë ende në proces. "Ne nuk komentojmë për çështje që janë ende në proces. I takon Parlamentit të Shqipërisë të trajtojë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij", thuhet në reagimin zyrtar të Komisionit Evropian.
Ky reagim vjen para seancës plenare ku pritet vendimmarrja për imunitetin e Belinda Balluku.