Komisioni për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës miratoi më 21 prill 2026 raportin me amendamente të Komisionit Funksional për projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Projektilgj u miratua me 5 vota për dhe 2 abstenime. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan pro, ndërsa Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Përparim Gruda nga Partia Demokratike abstenuan në këtë votim.