Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” Sh.A. ka reaguar pas vrasjes së punëtorit të saj Faruk Isufaj nga Klina.
Sipas reagimit zyrtar, Isufaj ishte punëtor i devotshëm si shofer i Njësisë Operative në Klinë.
Në deklaratë thuhet: «Puna, përkushtimi dhe kontributi i tij në detyrë do të mbeten gjithmonë të vlerësuara dhe të paharruara. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij. U prehtë në paqe».
Reagimi është lëshuar nga Zyra për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e kompanisë.