Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, bëri të ditur se komuna mbështet 350 studentë bursistë me nga 720 euro secili. Njoftimi u bë përmes një postimi në rrjetin social Facebook më 10 shkurt 2026.
Sipas Pecit, komuna ka rritur mbështetjen mujore të bursistëve dhe njëkohësisht ka zgjeruar numrin e studentëve përfitues. Ai theksoi se rritja e mbështetjes në arsim paraqet një nga prioritetet e komunës, e cila do të vazhdojë në forma të tjera.
“Përveç që kemi rritur mbështetjen mujore të bursistëve, gjithashtu kemi rritur edhe numrin e studentëve përfitues. Rritja e mbështetjes në arsim është një prej prioriteteve tona që do të vazhdojë edhe në forma të tjera”, shkroi Peci në postimin e tij.