Me datën 30.03.2026, në Kaçanik janë iniciuar dy vepra penale: sulmi dhe kanosja. Për veprën penale sulmi i dyshuari është E.B., 26 vjeç, ndërsa për kanosjen H.B..
Më 31.03.2026 u intervistua E.B., i cili pranoi se posedon dy armë me leje – një pushkë gjuetie dhe një pistoletë – si dhe municion.
Njësia e Hetimeve, në asistim të Njësisë Reaguese dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, konfiskoi dy armët dhe 51 fishekë.
Pas intervistimit, E.B. u lirua në procedurë të rregullt. Ndërsa H.B., i dyshuar për kanosje, gjendet jashtë shtetit dhe është vënë në kërkim policor.