Një konflikt në një lokal në qytetin e Elbasanit ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës. Autori i dyshuar, M. A., 43 vjeç, u vu në pranga nga shërbimet e Policisë menjëherë pas hetimeve paraprake të nisura pas paraqitjes së të dëmtuarit në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Luigj Gurakuqi” për motive të dobëta. I plagosuri, R. B., 59 vjeç, ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka proceduar me arrestimin e të dëmtuarit, R. B., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ky i fundit nuk ka pranuar të japë shpjegime para autoriteteve mbi rrethanat e konfliktit. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika e dyshuar si mjeti i përdorur në incident. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për hetime të mëtejshme.
Përditësime
Policia e Elbasanit ka identifikuar dhe vënë nën hetim Mirjan Dedjan dhe Roland Beqirajn, pas një konflikti fizik që ndodhi në ambientet e një lokali. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.