Glauk Konjufca, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, deklaroi në një intervistë për RTK se kur është puna për UÇK-në, nuk ka parti politike.
Ai u shpreh për marshin e planifikuar të së martës në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, ky marsh është i drejtë dhe motoja e tij, "Jo politikë, por drejtësi", është shumë e qëlluar. Konjufca priti pjesëmarrje të madhe të qytetarëve dhe theksoi nevojën për unitet si popull kur përballen akuza ndaj UÇK-së në Dhomat e Specializuara.
Konjufca bëri me dije se do të udhëtojë në Hagë për herë të tretë, në kuadër të procesit përmbyllës. Atje priten fjalët përmbyllëse të ekipeve të mbrojtjes së Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rrustem Selimit dhe Kadri Veselit. Ai e cilësoi aktakuzën kundër krerëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së si skandaloze dhe ritheksoi se UÇK-ja është baza e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Duke folur për origjinën e UÇK-së, Konjufca tha se ajo ka dalë nga gjiri popullor, si zgjim popullor për mbrojtjen e vendit nga gjenocidi serb. Ai hodhi poshtë akuzat për spastrim serbësh, eliminim figurash politike apo targetim pakicash dhe i cilësoi ato si huqe të rrezikshme me qëllim vendosjen e re të zeza mbi shtetësinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës. Qeveria, sipas tij, do të ngrejë zërin kundër këtyre aktakuzave.
Konjufca shprehu bindjen se krerët e UÇK-së do të kthehen në shtëpi në prill, pasi gjykata do t’i hedhë poshtë aktakuzat për shkak të pastërtisë së luftës mbrojtëse.
Përditësime
Glauk Konjufca ka arritur në Hagë për të marrë pjesë në një organizim të Ambasadës së Kosovës në Hagë kushtuar Ditës së Pavarësisë së Kosovës.