Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, priti në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Sh.T. Borut Blaj.
Takimi u zhvillua në frymë miqësore. Ambasadori Blaj e uroi Konjufcën për detyrën e re dhe shprehu mbështetjen e plotë të Sllovenisë për objektivat ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.
Palët rikujtuan bashkëpunimin e mirë ndër vite dhe theksuan angazhimin për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Republika e Kosovës mbetet mirënjohëse për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë.