Në një kopsht jo publik të vendosur në një kompleks në rrugën e Kavajës të Tiranës, më 12 janar 2026 u konstatuan 5-6 fëmijë të pavaksinuar të infektuar me fruth.
Kopshti njoftoi menjëherë Drejtorinë e Shëndetit Publik të Tiranës pas identifikimit të dy rasteve të para. Epidemiologët e Tiranës mbërritën në kopsht për hetim epidemiologjik, izolim të rasteve dhe ndërprerje të zinxhirit të përhapjes së sëmundjes tek fëmijët e tjerë.
Nga e njëjta datë, 12 janar 2026, kopshti u karantinua për 21 ditë në respekt të procedurave të Drejtorisë së Shëndetit Publik. Për këtë masë ekziston një procesverbal, të cilin e disponojnë administratorët e kopshtit dhe Drejtoria.
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë mohuar publikisht ekzistencën e kësaj vatre, ndërkohë që ekziston procesverbali. Kopshti ka respektuar të gjitha rregullat për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive.