Bankat në Kosovë kanë dhënë kredi të reja në vlerë 2.684 miliardë euro gjatë vitit 2025, duke shënuar një rritje prej 3.8 për qind krahasuar me vitin 2024, kur kjo vlerë ishte 2.587 miliardë euro. Kjo përfaqëson rekordin më të lartë të kredive të reja të regjistruara ndonjëherë në vend.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, kjo rritje reflekton aktivitet të shtuar kreditues në sektorin e ekonomisë familjare dhe të biznesit. Norma efektive e interesit për kreditë e reja u rrit lehtësisht nga 6.1 për qind në 2024 në 6.4 për qind në 2025.
Evoluimi i kredive të reja (2015-2025)
• 2015: 1.102 mln € (8.3% interes)
• 2016: 1.025 mln € (7.5%)
• 2017: 1.293 mln € (6.8%)
• 2018: 1.367 mln € (6.6%)
• 2019: 1.441 mln € (6.5%)
• 2020: 1.468 mln € (6.2%)
• 2021: 1.805 mln € (6.0%)
• 2022: 1.922 mln € (6.0%)
• 2023: 2.113 mln € (6.5%)
• 2024: 2.587 mln € (6.1%)
• 2025: 2.684 mln € (6.4%)
Në periudhën dhjetëvjeçare, tregu bankar ka zgjeruar vazhdimisht kreditimin nga 1.1 miliardë euro në 2015 në pothuajse 2.7 miliardë euro në 2025, ndërsa normat e interesit kanë rënë nga 8.3 për qind në 6.4 për qind. Totali i kredive në portofolin bankar u rrit nga 3.2 miliardë euro në 2020 në mbi 6.4 miliardë euro deri në fund të periudhës së raportuar.