Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rikujtuar rregullat për votimin me asistencë, duke theksuar se kjo formë votimi lejohet vetëm për kategori të caktuara të votuesve.
Sipas njoftimit të institucionit, kjo procedurë është e dedikuar për:
• Votuesit që, për shkak të aftësisë së kufizuar, nuk mund ta shënojnë fletëvotimin ose ta hedhin atë në kutinë e votimit.
• Votuesit e verbër që nuk dinë ta përdorin alfabetin Braille.
KQZ u ka bërë thirrje votuesve që të informohen paraprakisht mbi procedurat dhe kriteret për këtë formë votimi, si dhe mbi kushtet që duhet të plotësojë asistuesi, në mënyrë që procesi zgjedhor të zhvillohet pa pengesa dhe në përputhje me rregullat ligjore. Gjithashtu, votuesit mund të njoftohen mbi format e tjera të mbështetjes që ofrohen në vendvotim.
Për çdo sqarim shtesë, qytetarët mund të përdorin kanalet e komunikimit të vëna në dispozicion nga KQZ:
• Numri pa pagesë: 0800 55 555
• Kontakt përmes WhatsApp dhe Viber: +383 46 13 00 13