Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joan, po merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Paqes në Assisi, Itali, i cili zhvillohet nga 25 deri më 27 tetor 2026. Takimi organizohet nga Komuniteti i Sant’Egidio dhe ka temën “Paqe e çarmatosur dhe çarmatosëse”.
Ngjarja përkon me 40-vjetorin e nismës së nisur nga Papa Gjon Pali II në vitin 1986. Në takim marrin pjesë primatë dhe udhëheqës fetarë nga mbarë bota, si dhe personalitete të politikës e kulturës, aktivistë të paqes dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga 53 vende.
Punimet u hapën më 25 tetor me mesazhin e Presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella.
Kryepiskopi Joan do të referojë në dy forume të takimit. Temat janë “Uniteti i krishterë si udhëtim në të Vërtetën dhe Paqen” (një perspektivë orthodhokse) dhe “Martirët bashkëkohorë: dëshmitarë të mirësisë”.
Ceremonia përmbyllëse do të zhvillohet më 27 tetor në Sheshin e Poshtëm të Bazilikës së Shën Franceskut. Në përfundim të takimit do të shpallet një apel global për paqen.