Kryepeshkopi Joani i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare në nderim të Kryepiskopit të lumtur Anastas. Ai u ftua nga Kryepiskopi Elpidofor, i cili e priti në aeroport bashkë me disa klerikë të tjerë.
Më 1 mars 2026, në Dielën e Orthodhoksisë, Kryepeshkopi Joani drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën e Shën Ekaterinës në Braintree, Massachusetts. Në këtë liturji morën pjesë 15 hierarkë nga kishat ortodokse autoqefale, si dhe dy episkopë nga dioqezat shqiptare në Amerikë. Prania e tij mblodhi përfaqësues ortodoksë pas shumë vitesh.
Më 2 mars, Kryepeshkopi Joani do të mbajë fjalën kryesore në konferencë, e cila zhvillohet nga 2 deri më 4 mars në ambientet e Shkollës Theologjike të Patriarkanës Ekumenike “Kryqi i nderuar” në Boston.
Më 8 mars, ai do të drejtojë Liturgjinë Hyjnore në Kishën Historike të Shën Gjergjit në Boston, të themeluar nga Imzot Theofan Noli. Do ta shoqërojë episkopi i Kryepeshkopatës shqiptare në Amerikë, Hirësi Nikodhimi.