Zjenullah Gashi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka dhënë detaje për veprimet e marra pas shembjes së dheut në një lagje të Prishtinës.
Gashi ka thënë se policia është autorizuar për hetime dhe se është intervistuar personi përgjegjës i kompanisë punëkryese Klub Invest. Pas intervistimit, ky person është liruar.
Hetimet ndodhen në fazën e grumbullimit të informatave për të parë nëse ka elemente të veprës penale. Prokuroria ka vepruar menjëherë pas ngjarjes.
Kryeprokurori ka theksuar se hetimet do të zgjerohen në pista të tjera, duke mos përjashtuar zyrtarët komunalë nëse vërehet se ata kanë pasur përgjegjësi mbikëqyrëse.