Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Kosovës, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, deklaroi se Serbia, përkundër refuzimit zyrtar për ta njohur Kosovën, e kupton më mirë se kurrë se ajo është shtet i pavarët.
Kurti identifikoi Federatën Ruse si kontribuues kryesor të destabilitetit në rajon përmes ndikimit mbi Serbinë. Ai theksoi se nga katër fqinjët e Kosovës, tre e njohin shtetin, ndërsa Serbia mbetet e vetmja që nuk e ka bërë këtë. “Realiteti ka ndryshuar shumë dhe ëndrra e Serbisë për kthim në Kosovë duhet të shuhet”, u shpreh Kurti.
Reagimi i Petkoviqit
Petar Petkoviq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, reagoi duke e përshkruar Kosovën si “krijim të improvizuar dhe të dështuar” që nuk njihet nga më shumë se gjysma e botës.
Njohja nga Bahamet
Në të njëjtën kohë, Bahamet, vendi ishullor i Oqeanit Atlantik, u bë vendi 121-të i botës që e njeh Kosovën.
Fushata serbe për çnjohje
Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, Serbia e ka kundërshtuar atë dhe ka tentuar të bindë shtetet të mos e njohin ose të tërheqin njohjen. Serbia ka nisur fushatën për çnjohje që nga viti 2017. Ekspertët thonë se, sipas normave të drejtës ndërkombëtare, njohjet nuk mund të tërhiqen.