Mimoza Kusari-Lila, ish-shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në legjislaturën e kaluar, konfirmoi mbajtjen e dy seancave të Kuvendit të Kosovës të mërkurën, 11 shkurt.
Seanca e parë, në orën 17:00, do të shërbejë për konstituimin e Kuvendit. Ajo deklaroi se nuk ka dyshime që Albulena Haxhiu do të jetë kandidate dhe kryetare e re e Kuvendit. “Besoj që s’ka dyshime që do të jetë kandidate dhe kryetare e Kuvendit”, tha ajo.
Seanca e dytë parashikohet për votimin e Qeverisë Kurti 3. Kusari-Lila tha se “plani është që data 11 shkurt Republikës së Kosovës t’ia japë legjislaturën e dhjetë dhe Qeverinë Kurti 3 me mandat 4 vjeçar”.
Ky zhvillim vjen pas zgjedhjeve të fundit dhe pastron rrugën për fillimin e legjislaturës së re.