Kuvendi i Republikës së Kosovës ka konstituar komisionet parlamentare për mandatin e ri, duke përcaktuar strukturën udhëheqëse dhe anëtarësinë e tyre. Këto komisione pasqyrojnë përbërjen politike të Kuvendit dhe garantojnë përfaqësimin e komuniteteve.
Komisioni për Buxhet (11 anëtarë)
• Kryetar: Enver Haliti (LVV)
• Zëvendëskryetar i parë: Kujtim Gashi (PDK)
• Zëvendëskryetare e dytë: Verica Ćeranić (LS)
• Anëtarë: Fatos Geci, Ilir Kërçeli, Valon Hoti, Shqipe Metaj Isufi (LVV); Mergim Lushtaku (PDK); Besian Mustafa (LDK); Emilija Redžepi (Multietnik); Daut Haradinaj (AAK).
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim (12 anëtarë)
• Kryetare: Verica Ćeranić (Komuniteti serb)
• Zëvendëskryetar i parë: Adnan Rrustemi (LVV)
• Zëvendëskryetar i dytë: Bahrim Šabani (Komunitetet jo-shumicë)
• Anëtarë: Eman Rrahmani (PDK); Kujtim Shala (LDK); Besnik Tahiri (AAK); Miljana Nikolić, Slavko Simić, Srdjan Popović (Komuniteti serb); Fatma Taçi, Erxhan Galushi, Fridon Lala (Komunitetet jo-shumicë).
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore dhe Mbikëqyrjen e AKK-së (11 anëtarë)
• Kryetar: Përparim Gruda (PDK)
• Zëvendëskryetar i parë: Vigan Qorrolli (LVV)
• Zëvendëskryetare e dytë: Ljiljana Stefanović (LS)
• Anëtarë: Arijeta Rexhepi, Artan Abrashi, Blerim Gashi, Adnan Rrustemi (LVV); Blerta Deliu (PDK); Doarsa Kica-Xhelili (LDK); Erxhan Galushi (Multietnik); Besnik Tahiri (AAK).
Komisionet e përhershme dhe funksionale ushtrojnë funksionin legjislativ dhe mbikëqyrës, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.