Lamine Yamal, sulmuesi i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle, ka reaguar pas dëmtimit muskular të pësuar gjatë ndeshjes së fundit ndaj Celta Vigos. Ky incident e ka lënë jashtë loje për pjesën e mbetur të sezonit.
Yamal shkroi se dëmtimi e ndalon në momentin kur dëshironte të ndihmonte më shumë ekipin. "Ky dëmtim më lë jashtë fushës pikërisht në momentin kur më shumë doja të isha aty, dhe dhemb më shumë sesa mund ta shpjegoj. Dhemb fakti që nuk mund të luftoj me shokët e ekipit, që nuk mund të ndihmoj kur skuadra ka nevojë për mua", deklaroi ai.
Ai shprehu besim te shokët e skuadrës. "Por unë besoj tek ata dhe e di që do të japin shpirtin në çdo ndeshje. Unë do të jem aty, edhe nëse nga jashtë, duke mbështetur, inkurajuar dhe shtyrë përpara si një prej tyre. Kjo nuk është fundi, është vetëm një pauzë. Do të kthehem më i fortë, me më shumë dëshirë se kurrë, dhe sezoni i ardhshëm do të jetë më i mirë. Faleminderit për mesazhet dhe Visca Barça", përfundoi Yamal pas ekzaminimeve mjekësore.
Përditësime
Lamine Yamal pritet të jetë i gatshëm për Kupën e Botës me Spanjën, pavarësisht dëmtimit muskular ndaj Celta Vigot që e lë jashtë për pjesën e mbetur të sezonit.
Rezonanca magnetike konfirmoi dëmtimin e bicepsit femori të kofshës së majtë të Lamine Yamal-it.
Me golin ndaj Celta Vigo-s, Yamal theu rekordin e Raúl-it si lojtari më i ri me 30 gola në La Liga.
- Barcelona kryeson La Liga-n me 9 pikë avantazh ndaj Real Madrid-it, me 6 javë të mbetura.
- Për Botërorin 2026, prania e Yamal-it nuk dyshohet, por gjendja fizike do të vlerësohet.