Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, lansoi më 15 mars 2026 aplikacionin për deklarimin e adresës nga shtetasit e huaj që hyjnë në Republikën e Kosovës.
Ky aplikacion mund të shkarkohet në sistemet Android dhe iOS, si dhe përdoret përmes ueb-it në kuadër të Policisë së Kosovës. Sipas njoftimit të MPB-së, lansimi realizohet në kuadër të angazhimeve për digjitalizimin e shërbimeve publike, duke ndjekur trendet e zhvillimit të teknologjisë.
Aplikacioni është i thjeshtë për t’u përdorur dhe përfshin rubrikat e nevojshme për plotësimin e të dhënave gjatë qëndrimit në Kosovë. Deklarimi i adresës nga shtetasit e huaj brenda tre ditëve nga hyrja në vend është obligim ligjor.
MPB-ja synon krijimin e lehtësirave për të huajt, duke mundësuar kryerjen e obligimeve online pa vizita fizike në institucione.
Linket për shkarkim dhe përdorim: