Lara Colturi, sportiste shqiptare e snowboardit, është hospitalizuar në Austri rreth një javë para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Milano-Cortina.
Performancat e fundit të saj nuk kanë qenë optimale. Në garën e Kupës së Botës në Kronplatz të Italisë, rreth një javë e gjysmë më parë, ajo u rendit e 20-ta për shkak të temperaturës së lartë. Më pas udhëtoi në Spindleruv Mlyn të Republikës Çeke, ku u skualifikua.
Një sponsor kryesor e transportoi në një spital të specializuar në Austri për analiza të mëtejshme. Burimet konfirmojnë se bëhet fjalë për një ftohje të thjeshtë dhe kontrolle shtesë, për ta sjellë në formë optimale për garën e datës 15 shkurt. Gjendja nuk është serioze.
Ky kontroll mjekësor e pengon të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të flamurit shqiptar të premten në Pallatin e Brigadave, në prani të Presidentit të Republikës Bajram Begaj.