Klubi Leçe i Serie A ka aktivizuar klauzolën për rinovimin e kontratës me mesfushorin shqiptar Ylber Ramadani, duke e zgjatur atë deri në verën e 2027-ës. Marrëveshja e mëparshme përfundonte gjatë kësaj vere, por klubi e ka bërë efektive klauzolën e paracaktuar.
Mediat italiane pranë klubit kanë njoftuar se ky vendim e lidh Ramadanin me Leçen për një vit e gjysmë të tjerë. Mesfushori 29-vjeçar është kthyer në element të paprekshëm në formacionin e skuadrës, e cila po përpiqet të shmangë rënien nga elita.
Ramadani iu bashkua Leçes në verën e 2023-ës, kur italianët e transferuan nga radhët e Aberdinit skocez. Që atëherë, ai ka luajtur rol të rëndësishëm në mesfushë, duke kontribuar në performancën e përgjithshme të ekipit.