Liga Profesionale Saudite, kampionati më i lartë i futbollit në Arabinë Saudite, ka publikuar një njoftim në portalin spanjoll Futboljobs për të gjetur një mesfushor mbrojtës. Portali, i specializuar zakonisht për trajnerë dhe lojtarë në ligat e ulëta, tani përdoret për këtë kërkesë nga liga saudite.
Njoftimi specifikon kërkesat kryesore:
- Përvojë në kampionate të një niveli të ngjashëm ose më të lartë se ai saudit.
- Mundësia për të paraqitur CV-në sportive ose profilin në Transfermarkt.
- Video me momentet kryesore të fundit.
- Lojtari duhet të jetë i lirë nga kontrata ose agjenti i tij të ketë kontroll të plotë të të drejtave.
Paga e parashikuar arrin nga 600.000 deri në 1 milion euro në vit.
Ky zhvillim vjen pas ardhjes së Cristiano Ronaldo te Al-Nassr. Liga saudite ka tërhequr lojtarë si Retegui, Theo Hernandez, Koulibaly, Mané dhe Joao Felix, duke ofruar paga që tejkalojnë shpesh ato të klubeve evropiane.